Manchester City - Real Madrid
UEFA i ka besuar arbitrit francez Clement Turpin drejtimin e sfidës së kthimit të 1/8 në UEFA Champions League mes Manchester City dhe Real Madrid. Takimi do të zhvillohet të martën në "Etihad Stadium".
Gjyqtari 43-vjeçar ka qenë edhe më parë në qendër të kësaj përballjeje në dy sezonet e fundit. Ai drejtoi sfidën e play-off-it të fituar 3-2 nga Real Madrid në Manchester dhe ndeshjen e fazës së grupeve në "Santiago Bernabeu", ku triumfoi City 2-1.
Në të dyja ato përballje, Turpin akordoi nga një penallti për skuadrën angleze. Goditjet nga pika e bardhë u kthyen në gol nga Erling Haaland.
Poll


