Michael Olise
Michael Olise nuk do të largohet nga Bayern Munich. Kështu mësohet të jetë shprehur drejtori sportiv i klubit, Christoph Freund, duke “shuar” kështu një dilemë që jetoi prej javësh në këtë merkato, pas këmbënguljes së Real Madrid për ta transferuar.
“Nuk është më një çështje për ne. Michael do të luajë një rol të rëndësishëm për ne këtë sezon”, tha Freund.
Në këtë drejtim, anësori francez është i destinuar të vijojë me kampionët e Gjermanisë, pavarësisht se u intrigua nga ideja për të kaluar në “Santiago Bernabeu”.
Poll
