Fisnik Asllani
Prej kohësh Fisnik Asllani përflitet se do të largohet nga Hoffenheim pas një sezoni thuajse të shkëlqyer. Klubi gjerman kërkon jo më pak se 30 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin kosovar.
Në javët e fundit kanë qarkulluar zëra për një interesim të Barcelonës, që e sheh 23-vjeçarin si pasuesin e Robert Lewandowskit. Gjithashtu dhe Borussia Dortmund po e monitoron situatën e Asllanit me verdhezinjtë që e shohin si një talent mjaft premtues.
Sipas asaj që shkruan “Sport Bild” ekipi më favorit që mund të rrëmbejë kosovarin është Leipzig. Vetë sulmuesi duket se ka dhënë miratimin e tij për këtë lëvizje.
Poll
