Real Madrid ka dërguar ofertën e parë zyrtare për sulmuesin e RB Leipzig, Yan Diomande. Siç raporton eksperti i merkatos Fabrizio Romano, klubi madrilen ka ofruar 90 milionë euro fikse dhe 10 të tjera në formë bonusesh.
Por, kjo ofertë është refuzuar në mënyrë kategorike nga ana e Leipzig. Drejtuesit e klubit të Bundesligës dëshirojnë më shumë se 100 milionë euro, për të lënë të lirë yllin nga Bregu i Fildishtë.
Por rol kyç luan edhe vendimi i vetë lojtarit 19-vjeçar. Ky i fundit ka rënë dakord për kushtet personale me PSG-në, por akordi mes klubeve nuk është gjetur ende, duke i dhënë kohë Realit.
Ndërkohë që mëngjesin e sotëm, Fabrizio Romano ka raportuar se Arsenal dhe Manchester City kanë nisur kontaktet, por vetë futbollisti ka mbyllur dyert. Sipas ekspertit italian, Real Madrid është gati të futet “all-in”.
View this post on Instagram
