Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

ZYRTARE/ E bëri debutimin përkrah Harry Kane, Bayern Munich “kyç” mesfushorin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ E bëri debutimin përkrah Harry Kane, Bayern Munich
Erblin Osmani

Dy ditë për t’u mbajtur mend gjatë nga Erblin Osmani. Pas debutimit që bëri me Bayern Munich më 21 mars të këtij viti, vetëm 16 vjeç dhe përkrah një “bomberi” goli si Harry Kane, një tjetër datë është “fiksuar” mirë në kujtesën e 17-vjeçarit, i cili pikërisht sot ka zgjatur kontratën me kampionët e Gjermanisë, në termat afatgjatë.

Është vetë klubi bavarez që e ka njoftuar këtë informacion të rëndësishëm për të ardhmen e mesfushorit shqiptar, përmes postimit në rrjetet sociale, edhe pse nuk specifikohet asnjë e dhënë më shumë.

Ai do të vijojë të jetë pjesë e akademisë së klubit, përpara se në moshën 18-vjeçare të përfitojë edhe kontratën e tij të parë si profesionist. Osmani spikati fillimisht tek Milbertshofen Youth, përpara se të bënte hapin tek moshat e Bayern Munich.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu