Al Hilal po mendon të kryejë një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkato verore. Klubi nga Arabia Saudite po tenton të transferojë yllin e Bayern Munich, Luis Diaz.
Sipas gazetarit të njohur Sacha Tavolieri, Al Hilal është gati të ofrojë deri në 130 milionë euro, për të bindur bavarezët. Ndërsa për kolumbianin, ka përgatitur një rrogë 25 milionë euroshe në sezon.
Pritet të shihet se si do të përfundojë ky “operacion”, edhe pse duket e vështirë që rekordmenët gjermanë të heqin dorë nga futbollisti që sezonin e shkuar e blenë 70 milionë euro.
Pikërisht në sezonin e parë me fanellën e Bayern Munich, 29-vjeçari ka bërë mjaft mirë. Në 51 ndeshje që ka marrë pjesë, Diaz ia ka dalë që të shënojë 26 gola dhe të asistojë në 23 të tjerë.
View this post on Instagram
