Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Aksidenti rrugor përfundon me TRAGJEDI, 21 sportistë mbeten të vdekur

Shkruar nga NEWSPORT
Aksidenti rrugor përfundon me TRAGJEDI, 21 sportistë mbeten të
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Nigeri, ku një autobus u aksidentua, duke lënë të vdekur 21 sportistë. Këta të fundit po ktheheshin nga një turne sportiv ndërkombëtar, por gjithçka u kthye në tragjedi.

Sipas autoriteteve nigeriane, aksidenti mund të ketë ardhur si pasojë e lodhjes së shoferit, por nuk përjeshtohet as shpejtësia e lartë. Korpusi Federal i Sigurisë Rrugore (FRSC) tha se aksidenti mund të ketë ndodhur për “si shkak i lodhjes dhe shpjetësisë së tepërt”, pasi shoferi kishte udhëtuar gjatë gjithë natës.

Ndërkohë që atletët po ktheheshin në veri të Nigerisë, Kano, nga Festivali i 22-të Kombëtares i Sporteve. Ky aktivitet ishte mbajtur rreth 1,000 kilometra në jug, në shtetin Ogun.

Vlen të përmendet se në Nigeri ndodhin shumë shpesh aksidente automoblistike. Shkak i tyre është shpejtësia e lartë dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut. Plot 9,570 aksidente rrugore u regjistruan vitin e shkuar në Nigeri, ku sipas të dhënave të FRSC çuan në vdekjen e 5,421 personave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga