
FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të shtatorit. Shqipëria pas rezultateve të ndeshjeve të këtij muaji ka fituar 2 pozicioine në renditjne e FIFA-s, ndërsa Kosova plot 4 të tilla.
Por tashmë renditja aktuale e FIFA-s ka një lider të ri. Spanja ka “rrëzuar” nga froni Argjentinën, me fituesit e Euro 2024 që rimarrin vendin e parë pas 11 vitesh. Ndërkohë nga krahu tjetër “Albiçelestër” e Lionel Messit e ‘lëshojnë” kreun pas më shumë se 2 vitesh dominim.
Ndërkohë edhe Franca ka kaluar në renditje Argjentinën, me “Gjelat” që mbajnë vendin e 2-të, ndërsa pas Argjentinës që ndodhet në vendin e 3-të renditet Anglia. “Tre Luanët” nuk kanë ndryshuar pozicion pas ndeshjeve të këtij juai.
Portugalia e Cristiano Ronaldos nga krahu tjetër ka fituar një pozicion dhe futen në “top-5”, duke nxjerrë jashtë podium Brazilin. Holanda dhe Belgjika nuk kanë ndryshuar në renditje, teksa me nga 1 pozicion janë ngjitur Kroacia dhe Italia, ekipe që mbyllin 10 vendet e para.

???????????? Spain claim the top spot in the latest #FIFARanking!
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) September 18, 2025