
Përfaqësuesja e Rumanisë po e mendon seriozisht bojkotin e ndeshjes me Kosovën. Ky shtet nuk e ka njohur pavarësinë e shtetit kosovar dhe në këtë mënyrë aludimet janë të shumta. Federata e Futbollit Rumun ka bërë me dije se do të konsultohet me qeverinë për të vendosur nëse do të zbresë në fushë për kualifikueset e EURO 2024.
Megjithatë nëse Rumania nuk do të luajë kundër Kosovës, atëherë humbja në tavolinë 3-0 është e garantuar. Veç kësaj, mediet rumune kanë bërë me dije se nëse ndeshja nuk zhvillohet, rrezikohet përjashtimi i kësaj Federatë nga UEFA. Pritet të shihet çdo të ndodhë, teksa Rumania do të ishte e dyta brenda vitit që do të përjashtohej pas Rusisë në këtë vit kalendarik.
Poll