Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Në Ballsh bëjnë llogaritë, duan skuadrën në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT

Kontigjenti i skuadrës së Bylisit në ndryshim nga sezoni që përfundoi ka vetëm pak lojtarë të larguar dhe pjesa tjetër janë të njëjtët. Ka futbollistë që kanë kërkesa nga klube të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, por presidenca është e vendosur të mos i lërë të lirë.

bylis ballshMundësia e vetme që një futbollist i mallakastriotëve të firmosë në një skuadër tjetër, është që të paguajë drejtuesit e Bylisit. Korrektësia e treguar me pagesat gjatë sezonit të fundit ka bërë që asnjë nga lojtarët të mos hapë çështje gjyqësore për të qenë i lirë më vonë.

Kështu, emra si Borislav Simiç, Emmanuel Mbella, Amir Bilali, Renato Hyshmeri, Orgest Gava, Ardit Hoxhaj, Solomonson Izuchëkuka dhe shumë të tjerë do të mbeten edhe për sezonin e radhshëm pjesë e kontigjentit. Bardhekuqtë siç shihet nuk do të kenë nevojë për afrime të shumta, ndërsa me këtë grup do të synojnë rikthimin në elitë.

[caption id="attachment_10680" align="alignleft" width="169"]Ermal Nexhipi dhe Maringlen Kule kur drejtonin Bylisin në fazën e parë Ermal Nexhipi dhe Maringlen Kule kur drejtonin Bylisin në fazën e parë[/caption]

Kujtojmë që Bylisi ra në një kategori më poshtë vetëm pas humbjes me Vllazninë në Shkodër, e cila e nxori jashtë elitës së futbollit shqiptar. Sa iu përket afrimeve, drejtuesit kanë menduar të thërrasin pranë grupit të gjithë të huazuarit si: Mario Memaj, Orgest Buzi, Erald Kolgega, Gëzim Hyska, Ergys Kuçi, Florian Dervishaj dhe Arsen Zylyftarin.

Duke parë që kampionati do të nisë më 11 shtator, drejtuesit kanë vendosur që të shtyjnë nisjen e përgatitjeve për sezonin e ardhshëm. U mendua data 18 korrik, megjithatë, mund të shtyhet me një javë, pasi po punohet dhe për përcaktimin e stafit të ri teknik. Gjatë këtyre ditëve presidenca do të përcaktojë dhe stafin e ri teknik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga