
Kristiano Ronaldo u shpall nga UEFA si lojtari më i mirë në kontinent për sezonin e shkuar. Portugezi fitoi çmimin "Lojtari më i mirë në Europë" duke mposhtur në këtë garë, shokun e tij të skuadrës, Garet Bejl dhe sulmuesin e Atletikos së Madridit, Antuan Griezman.
Pas marrjes së çmimit, Ronaldo u shpreh i lumtur për vlerësimin, ndërsa më pas iu kthye sulmuesit francez duke i thënë me humor: "Më fal që të mposhta me Realin dhe me Portugalinë", ndërsa më pas shumë seriozisht, "ylli" portugez i tha: "Je një super-lojtar. Ke bërë një sezon të shkëlqyer. Komplimente!". Fjalë këto që e bënë të skuqej nga gëzimi, sulmuesin francez.
Kujtojmë se Ronaldo e mposhti Griezman në finalen e Champions League-s në në sfidën Real Madrid-Atletiko Madrid, ndërsa edhe në finalen e "Euro 2016", Portugalia mposhti në finale, pikërisht Francën e Griezmanit.