
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Malishevës për ndërtimin e infrastrukturës së stadiumit të qytetit “Liman Begaj”.
Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati dhe ministri Hajrulla Çeku, ku investimi pritet të jetë rreth 400 mijë euro.
“E falënderova ministrin Çeku për nënshkrimin e këtij Memorandumi dhe shpreha gatishmërinë tonë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë përmes projekteve konkrete”, tha Kastrati
Poll