Irid Oxa, bukuroshja e cila me fotot e saj bëri “xhiron e Europianit” gjatë ndeshjes Francë – Shqipëri në Marsejë, nuk është e dashuruar me futbollist shqiptar, po as europian. I dashuri i saj është ganez, ndërsa ajo nuk ka gënjyer për kampionatin ku aktivizohet ai. Bëhet fjalë për Afriyie Acquah, i cili është 24 vjeç dhe luan me Torinon në Serie A. Luan në pozicionin e mbrojtësit dhe mban fanellën me numër 6.
[caption id="attachment_7266" align="alignleft" width="300"] Afriyie Acquah[/caption]
I dashuri i saj është zbuluar pas një postimi në “Instagram” nga vet Irid, e cila ka postuar zemër të bërë me dy duar, një me ngjyrë të bardhë e një me ngjyrë të zezë. Fakt tjetër është se Irid ka postuar foto me fanellën me numër 6, fanellë të cilën e mban ganezi Acquah te Torino.