
Djemtë tanë kuqezinj arritën që mbrëmjen e djeshme të “ngrenë peshë” zemrat e mijëra shqiptarëve. I madh dhe i vogël shkuan në “qiellin e shtatë” me supergolat e Jasir Asanit dhe Taulant Seferit.
Pas përfundimit të ndeshjes, ashtu si dhe tradita e do tifozët vazhduan festën në rrugët e kryeqytetit, ndërsa futbollistët që i zbardhën faqen sërish Shqipërisë festuan dhe kënduan në dhomat e zhveshjes.
Një i ftuar special ndodhej në dhomat e zhveshjes dhe bëhet fjalë për djalin e kryeministrit Edi Rama, Zahon. Në videon e siguruar nga Newsport i vogli shihet teksa kërcën dhe këndon i lumtur për fitoren e Kombëtares së bashku me djemtë.
Kombëtarja shqiptare arriti një fitore historike mbrëmjen e djeshme teksa mposhti me rezultatin e thellë 3-0 Çekinë në ‘Air Albania’. Kuqzinjtë tanë na bënë edhe një herë tjetër krenar me performancat fantastike dhe golat njëri më i bukur se tjetri.