Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Ish-i i Partizanit i bën "nder" Interit, Juventusi ndalet në transfertë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ish-i i Partizanit i bën "nder" Interit, Juventusi ndalet

Juventusi ka barazuar në transfertën përballë Genoas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit italian. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stadio Luigi Ferraris” përfundoi me rezultatin 1-1.

Juventusi e mbylli në avantazh pjesën e parë me golin e shënuar nga Chiesa. Italiani nuk gaboi nga 11-metërshi në minutën e 28’ të sfidës. Për të sjellë barazimin në këtë ndeshje mendoi Gudmundsson në minutën e 48’ i cili shënoi pasi mori pasimin nga ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban.

Me këtë barazim Juventusi shpërdoron mundësinë për të ‘luftuar’ me Interin për kreun e renditjes dhe mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, një më pak se zikaltërit. Por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Në krahun tjetër, pas kësaj pike të marrë ndaj “Zonjës së Vjetër”, Genoa mbetet në vendin e 14-të me 16 pikë të grumbulluara.

(GOLI I GENOAS)

(GOLI I JUVENTUSIT)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga