
Është mbyllur me fitoren e Interit supersfida e javës së 15-të të Serie A, teksa zikaltrit ia dolën të përmbysin Atalantën në “Geëiss Stadium”. Të besuarit e Simone Inzaghit fituan me shifrta 3-2 në një sfidë që rezultoi të ishte e luftuar.
Të parët do të kalonin në avantazh vendasit me Lokman në minutën e 25-të, ndërsa Dzeko do t’i përgjigjet në minutën e 36-të dhe në 56-të për të përmbysur kështu shifrat.
Palomino do të ishte një tjetër protagonist ti sfidës, i cili do të shënonte dy gola, por njërin në portën e tij në minutën e 62-të duke shënuar kështu autogol dhe për t’i dhënë Interit avantazhin e dyfishtë.
Ndërkohë në minutën e 77-të do të gjente golin për Atalantën, teksa do të ngushtomnte shifrta në 2-3.
Kujtojmë se në këtë përballje nuk kishte minuta për dy lojtarët shqiptarë, pasi as Berat Gjimshiti nuk u preferua nga Gasperini por as Inzaghi nuk rezervoi asnjë minutë për Kristjan Asllanin.
Me këtë fitore Interi ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe renditet në vendin e 4-të, ndërsa nga krahu tjetër Atalanta mbetet në vendin e 6-të me 27 pikë.
VIDEO: