Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Goli dhe festimi i veçantë nga Xhaka nuk mjaftojnë, rezultati i pjesës së parë te Leverkusen kënaq… Bayern Munich

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Goli dhe festimi i veçantë nga Xhaka nuk mjaftojnë,

Bayer Leverkusen ka barazuar 1 me 1 në pjesën e parë përballë Mainz. Granit Xhaka shënoi golin e avantazhit për Bayer Leverkusen në minutën e 3’ të takimit përballë Mainz. Një eurogol, që shihet rrallë dhe kënaq sytë e kujtdo nga futbolldashësit.

I veçantë ishte dhe festimi ku Xhaka në fillim “aktroi” një dëmtim. Avantazhi i vendasve të Leverkusen nuk zgjati shumë, pasi Mainz barazoi me një gol të shënuar në minutën e 8’.

Nga ky rezultat mund të jetë i kënaqur Bayern Munich. Ndjekësit më të afërt të Leverkusen, janë 8 pikë larg në renditje pa këtë ndeshje.

Gjithsesi vlen për t’u theksuar loja sulmuese e të besuarve të Xabi Alonsos. Mjaft raste të krijuara, që nuk arritën t’u konkretizonin në gol ndërsa kanë mbetur dhe të paktën 45 minuta të tjera.

Goli i shënuar nga Granit Xhaka: (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga