
Vllaznia ka arritur të triumfojë në përballjen e parë kundër Vikingurit me shifrat 2-1 me përmbysje. Një hap shumë i madh ky i shkodranëve për t’u kualifikuar në turin e radhës në Conference League.
Fillimisht ishin miqtë që kaluan në avantazh falë golit të Gunnarsson në pjesën e parë. Por në pjesën e dytë, Vllaznia bëri një kthesë spektakolare duke përmbysur rezultatin falë golave të Bajramit dhe Malës.
Fitore të rëndësishme ka marrë edhe Egnatia në transfertë ndaj Dinamo Minsk me rezultatin 2-0. Një paraqitje tepër e mirë e rrogozhinasve, të cilët u shpërblyen me golin e Lushkjes në pjesën e parë. Egnatia nuk u ndal me kaq, pasi arritën të shënojnë edhe golin e dytë në fundin e ndeshjes me Bakayokon.
Vllaznia 2 – 1 Vikingur (Bajrami 67’, Mala 75’ / Gunnarsson 11')
75’ GOL VLLAZNIA! Përmbysen shifrat për pak minuta në shkodër, shënon Mala.
67’ GOL VLLAZNIA! Shkodranët shpërblehen pas shumë rastes duke barazuar me Bajramin.
46’ Starton pjesa e dytë, Vllaznia në kërkim të reagimit.
45’ Mbyllet pjesa e parë në avantazh të Vikingur.
32’ Vllaznia kërkon të krijojë raste të rrezikshme, por islandezët janë të kujdesshëm në prapavijë
11’ Kalon në avantazh Vikingur, shënon Gunnarsson
1’ Starton përballja në Shkodër
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Jukaj, Yago, Kouros, Gjini, Gurishta, Kruja, Krymi, Sala, Mala, Balaj, Charles. Trajner: Martini
VIKINGUR: Jonnson, Gudjonsson, Thorkelsson, Ekroth, Ibrahimagic, Gunnarsson, Sigurdsson, Hafsteisson, Ingimudarson, Agnarsson, Hansen. Trajner: Jonsson
Conference League: Faza e dytë kualifikuese
Stadiumi: Loro Boriçi
Arbitër: Tsakalidis
Dinamo Minsk 0 – 1 Egnatia (Lushkja 28’)
28’ GOL EGNATIA! Realizon Regi Lushkja.
17’ Minuta të mira për Egnatian, të cilët janë zhvendosur në gjysmëfushën e kundërshtarit.
1 Starton përballja në Bjellorusi
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO MINSK: Shpakovskiy, Ibrahim, Gavriolovich, Begunov, Kalinin, Bakhar, Abdullahi, Myakish, Podstrelov, Bakic, Djimet. Trajner: Skripchenko
EGNATIA: Dajsinani, Aliyev, Chemjali, Sota, Fangaj, Fernando, Aleksi, Lushkja, Gruda, Bakayoko, Selmani. Trajner: Tetova
Conference League: Faza e dytë kualifikuese
Stadiumi: Mezokovesdi Varosi
Arbitër: Ioannis