Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Fitoi zgjedhjet për Tiranën, Erion VELIAJ i bën karshillëk Partizanit me flamurin bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitoi zgjedhjet për Tiranën, Erion VELIAJ i bën

Erion Veliaj fitoi sërish zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Tiranë. Kryebashkiaku merr mandatin e tretë dhe tashmë ka nisur të festojë fitoren e tij në njësitë dhe rrethet e qarkut Tiranë. Ditën e sotme ishte në Bërzhitë, aty ku bie në sy festa me këngë të klubit të futbollit Tirana, në të cilën Bashkia Tiranë zotëron 34% të aksioneve.

Veliaj shihet të festojë me këngën “Tirona Kampion 99” të Pajtim Strugës ndërsa nuk mungon as shalli bardheblu i klubit. Një mënyrë feste që sigurisht nuk do t’ju pëlqejë tifozëve rivalë të Partizanit, të cilët gjithashtu mund të kenë votuar për të.

Në një situatë të tillë ku ndodhet kampionati i këtij sezoni, dy klubet rivale, Tirana  e Partizani po duelojnë deri në ndeshjen e fundit për titullin kampion me bardheblutë që kryesojnë me 2 pikë më shumë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga