Genoa ka mposhtur Leçen e Ylber Ramadanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Serie A italiane. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stadio Luigi Ferraris”, përfundoi me fitoren 2-1 të Genoas.
Këtë ndeshje e vendosi ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban në minutën e 76’. Ekuban shënoi një gol akrobatik mjaft të bukur për të përmbysur rezultatin e kësaj sfide dhe për të mposhtur ekipin e mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Ndërsa golin e vetëm për Leçen e shënoi Krstovic, teksa të parin për Genoan Retegui.
Kujtojmë që Ekuban dhe Ramadani kanë qenë shokë ekipit te Partizani, në sezonin 2016/2017.
Goli i Ekuban. (VIDEO)
Poll