Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Turbina e Cërrikut me trajner të ri, prezantohet ish-futbollisti i Tiranës dhe Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Turbina e Cërrikut me trajner të ri, prezantohet
Kategoria e Tretë

Vilfor Hysa është trajneri i ri i skuadrës së Turbinës së Cërrikut. Pasi mbylli aventurën si futbollist me Naftëtarin, Hysa është rikthyer edhe një herë tjetër në Cërrik.

Kujtojmë se këtë sezon, Turbina do të militojë në Kategorinë e Tretë. Cërrikasit do të jenë në Grupin B së bashku me ekipe si: Gramozi, Albpetrol, Skrapari, Tepelena, Osumi, Memaliaj, Përmeti, Teuta B dhe Apolonia B.

Përsa i përket Vilfor Hysës, 36-vjeçari ka karrierë të pasur si futbollist. Ai ka luajtur për ekipe si Tirana, Teuta, Laçi, Flamurtari, Vllaznia, Kastrioti, Kukësi, Kamza, Grosseto, Gjilani, Drenica, Dinamo, Lushnja, Tërbuni, Turbina dhe Naftëtari.

Njoftimi i klubit të Cërrikut:

Vilfor Hysa rikthehet aty ku e mbylli ! Hysa do te jet tranjeri i ri i skuadres per sezonin e ri futbollistik 2025/2026 ku Turbina do te marr pjes ne Kategorin e Tret . Ekipi do te startoj pergatitjet per sezonin e ri Diten e Hene ne Kompleksin Futboll Republic ( Redi Jupi ) .

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.Turbina Cerrik (@k.f_turbina)

 

Poll

Lexo gjithashtu