Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vora befason me “lëvizjen” në merkato, firmos me mbrojtësin “anonim” nga Nigeria

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vora befason me “lëvizjen” në merkato, firmos me
Vora

Ekipi i Vorës ka bërë të ditur në rrjetet sociale se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin 21-vjeçar nga Nigeria, emri i të cilët është Chibuike Prestige Ohaegbulam. Futbollisti nigerian mbulon detyrën e qendrës në prapavijë.

Në një hulumtim te mediumi ekspert i vlerës së lojtarëve, “Transfermarkt”, kartoni i tij nuk ka të përcaktuar një çmim, çka do të thotë se është ende “anonim”. Skuadra e Vorës i thur elozhe Ohaegbulam, teksa e vlerëson si një mbrojtësin më të mirë në kampionatin nigerian:

“Futboll Klub Vora njofton me kënaqësi afrimin e mbrojtësit 21-vjeçar Chibuike Prestige Ohaegbulam, i cili i bashkohet skuadrës sonë nga ekipi i elitës Nigeriane Ikorodu City FC. Mbrojtësi i talentuar është vlerësuar si një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit nigerian, falë fizikut, leximit të lojës dhe grintës në fushë.

Një përforcim me shumë potencial për repartin tonë defensiv, ndërsa klubi vijon të ndërtojë një skuadër konkurruese për objektivat e sezonit që po vjen. Lojtari pritet t’i bashkohet skuadrës në vazhdim, pasi është në pritje të pajisjes me vizë”.

ZYRTARE/ Vora befason me “lëvizjen” në merkato, firmos me
Skeda e Chibuike Prestige Ohaegbulam
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga