
Artan Jazxhi
Artan Jazxhi tashmë është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Mbrojtësi është prezantuar nga shkodranët para pak minutash.
Shkodranët dhe Teuta kanë arritur mes tyre marrëveshjen për Jazxhin. Ky i fundit kalon në Shkodër në formë huazimi vetëm për Kupat e Europës.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me KF Teuta për huazimin e futbollistit Artan Jazxhi. Mbrojtësi 24 vjeçar do të jetë pjesë e skuadrës tonë për Kupat e Europës.
Mirë se erdhe! #artanjazxhi“, ka shkruar klubi shkodran. Një përforcim shumë i rëndësishëm për kuqeblutë. Edi Martini ribashkohe me mbrojtësin, me të cilin ka bashkëpunuar te Teuta.
View this post on Instagram
Poll