
Esat Mala
Esat Mala do të vazhdojë të jetë një futbollist i Vllaznisë. Është vetë klubi shkodran që zyrtarizon rinovimin edhe për një tjetër sezon të mesfushorit me anë të një postimi në faqen zyrtare.
“Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës edhe për një sezon tjetër me futbollistin Esat Mala”, njofton klubi.
Një lëvizje surprizuese mund të quhet teksa deri në ditët e fundit pritej një ndarje mes palëve me lojtarin që nuk mori pjesë as në stërvitjen e djeshme. Por, drejtuesit kuqeblu duan me çdo kusht titullin kampion dhe Mala është nga ata lojtarë që nuk ‘hiqen’ lehtë.
Në rinovim me peshë për Vllazninë që siguron në ekip një nga titullarët absolut të 2 viteve të fundit.
Poll