
Xhesild Kapllanaj
Xhesild Kapllanaj është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran, merr kështu sulmuesin 18-vjeçar, nga ekipi i moshave, duke e sjellë në ekipin e parë dhe vendosur nën urdhrat e trajnerit Martini.
Në sezonin që lamë pas, sulmuesi i krahut të djathtë mori pjesë në 9 ndeshje në Kategorinë Superiore U21. Ai ia doli që të shënonte 1 gol, me të cilin ka fituar besimin e ekipit të parë.
Ndërkohë që lajmin për firmën me futbollistin shkodran, e ka bërë vetë klubi “kuqeblu”. Këta të fundit kanë publikuar një video mjaft të bukur, ku prezantohet 18-vjeçari.
Poll