Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Në prag të sfidës me Kajlu, sulmuesi largohet nga Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Në prag të sfidës me Kajlu, sulmuesi largohet nga
Agim Zeka

Partizani do të zbresë në fushën e lojës pas dy ditësh përballë Kajlus. Në prag të kësaj sfide tepër të rëndësishme “Demat e Kuq” kanë marrë një vendim të rëndësishëm për Agim Zekën.

Partizani dhe sulmuesi 26-vjeçar kanë mbyllur bashkëpunimin mes palëve pas një sezoni. Në 31 ndeshje të zhvilluara në Superiore, Agim Zeka arriti të shënojë vetëm 2 herë.

Njoftimi zyrtar i Partizanit:

Faleminderit Agim Zeka

Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Agim Zeka. Sulmuesi 26 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim sot kontratën mes tyre.

Partizani dëshiron ti shpreh mirënjohjen Agim Zekës për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron shumë suksese në karrierë.

Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga