Egnatia
Me largimin e Orges Shehit nga Tirana, edhe “skuadra” e tij, pra stafi është shpërbërë. Artan Karapiçi ka vendosur të largohet nga stafi i Orges Shehit, ndërsa së fundmi është bashkuar me Egnatian.
Artan Karapiçi
Në një video të publikuar nga vetë kampionët e Superiores, shihet 46-vjeçari në stërvitje me lojtarët rrogozhinas. Një lëvizje “rrufe” kjo nga Egnatia, e cila merr në “gjirin” e saj një trajner me eksperiencë.
Kujtojmë se si futbollist, Karapiçi e ka nisur karrierën e tij te Besa. Më vonë, ish-mesfushori është aktivizuar edhe me Skënderbeun, Partizanin, Kamzën, Kastriotin, Adriatikun dhe Tërbunin.
View this post on Instagram
Poll
