Mario Beshiraj
Mario Beshiraj me shumë mundësi do të largohet nga Skënderbeu. Burime për “Newsport.al” raportojnë, se 26-vjeçari mund të mbyllë aventurën e tij me korçarët, vetëm pas 6 muajsh.
Kujtojmë që Beshiraj u bashkua me Skënderbeun në janar të këtij viti. Ai ia doli që të shënonte 6 gola dhe të asistonte në 1 tjetër, duke qenë protagonist për të zënë vendin e nënkampionit në Kategorinë e Parë.
Ndërsa këtë merkato verore, pritet që palët të ndajnë rrugët. Kujtojmë që Beshiraj e ka nisur karrierën e tij te Tirana. Më vonë, 26-vjeçari është aktivizuar edhe për Vorën, Korabin, Kukësin dhe Teutën. /Nikoll RAJTA/
Poll
