Fatjon Bunjaku
Ditën e djeshme i është dhënë lamtumira e fundit futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në aksin Vushtrri-Mitrovicë. Ish-sulmuesi i Elbasanit, është përcjellur dje për në banesën e fundit.
Pjesëmarrja në ceremoninë mortore të zhvilluar Vushtrri ka qenë e madhe. Ndërsa 22-vjeçari u përcoll mes lotëve dhe dhimbjes së madhe të familjarëve, por edhe miqve dhe atyre që patën fatin të punonin me të.
Kujtojmë se Bunjaku u bashkua me Elbasanin në verën e vitit 2025. Ndërsa më herët, 22-vjeçari kishte veshur edhe fanellën e Gjilanit, Llapit, Malishevës dhe Phoenix në Kosovë.
Poll
