Abdurrahman Fangaj është futbollisti më i ri i Teutës. Mbrojtësi ka zgjedhur të kalojë tek ekipi durrsak pas përvojës së suksesshme që pati me Egnatian.
Fangaj vjen si futbollist i lirë tek Teuta, pasi këta të fundit nuk kanë shpenzuar asnjë qindarkë drejt rrogozhinasve, pasi kontrata e tij përfundonte në fund të këtij muaji.
Fillesat 28-vjeçari i pati te Vllaznia, ndërsa ka veshur po ashtu edhe fanellën e Tërbunit, Laçit dhe së fundmi të kampionëve të Egnatias, skuadër me të cilën fitoi 3 tituj kampion, 3 Kupa të Shqipërisë si dhe një Superkupë vendase.
NJOFTIMI:
Mirë se vjen, Abdurrahman Fangaj!
KF Teuta prezanton afrimin e parë të merkatos. Mbrojtësi i djathtë Abdurrahman Fangaj i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri, duke sjellë eksperiencë dhe cilësi në repartin defensiv.
