Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Maqedonia e Veriut, mesfushori brazilian Rafael Freitas, ka rënë dakord për t’u bashkuar me Shkëndijën e Tetovës.
Lajmi vjen nga “xmksport”, e bëhet e ditur se 26-vjeçari është shumë pranë për të nënshkruar kontratën dhe zyrtarizuar kalimin te nënkampionët e ligës maqedonase.
Në edicionin 2025-2026, Rafael ishte titullar i padiskutueshëm te Tirana, 32 prezenca në Superiore, e pëkthyer me 4 gola e 1 asist.
Të dhëna domethënëse për një mesfushor me prirje defensive. Ky largim, do të krijoi hendek të madh të bardheblutë, lojtar me peshë dhe “oksigjen” për kryeqytetasit në qarkullimin e lojës.
Në përditësimin e djeshme të “Transfermarkt” për vlerat e futbollistëve në Superiore, protagonisti në fjalë ka kapur kuotën e 300 mijë euro, më e larta në karrierë.
View this post on Instagram
