
Dimitrios Chantakias
Dimitrios Chantakias është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Pasi mbylli aventurën e tij në Superligën greke me PAS Lamia, 30-vjeçari ka vendosur të nisë një të re në Vlorë.
Vlera e futbollistit në fjalë është 400 mijë euro, gjithmonë sipas “Transfermarkt”. Ndërkohë që te Flamurtari vjen me parametra zero, pasi kontrata e tij me Lamia kishte përfunduar.
Gjatë karrierës së tij 30-vjeçari ka luajtur në Greqi, Azerbajxhan dhe Bullgari. Dimitrios Chantakias është aktivizuar për ekipe si Lamia, Panserraikos, Zira, Cherno More, Panetolikos, AOK Kerkyra dhe Fokikos.
Poll