Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

“Bëjnë ekip për 1 vit që të mundin Vllazninë”, Megi Doçi “thumbon” ekipet e femrave në vendin tonë: Do bëjmë krenare Shqipërinë  

Shkruar nga NEWSPORT
“Bëjnë ekip për 1 vit që të mundin
Megi Doçi

Vllaznia e Femrave do të rikthehet në fushë nesër për t’u përballur me Kolos Kovalivkan për të zhvilluar ndeshjen e kthimit. Sfida e parë e luajtur në Shkodër, u fitua nga vajzat kuqeblu me shifrat 2-0.

Në prag të këtij takimi, Megi Doçi ka dalë në konferencë për shtyp për mediat, duke konfirmuar punën e mirë të ekipit të Vllaznisë dhe duke thumbuar Partizanin për humbjen ndaj Suboticës.

“Vllaznia është një ekip që punon vit pas viti. Mangësia në skuadrat e tjera shqiptare është që bëjnë ekipe për një vit që të mundin Vllazninë. Nuk mund ta mundësh Vllazninë nëse ti nuk punon gjatë shumë viteve me radhë. Duhen vite që të mundësh Vllazninë pasi është një ekip që ka 14 apo 13 vite që është kampione e Shqipërisë.

Një ekip që gjithmonë shkëlqen në kupat e Europës. Patjetër që kjo nuk është mirë për ekipin e Partizanit që është mundur, por ne do u tregojmë të gjithëve që Vllaznia është këtu për të bërë krenarë tifozat shkodranë dhe Shkodrën, por edhe gjithë Shqipërinë. Patjetër me punë me sakrificë dhe me atë që do të japim në fushën e lojës”, shprehet Doçi.

Poll

Lexo gjithashtu