
Artan Jazxhi
Vllaznia nuk e ka ndërmend që të ndalet në këtë merkato. Pasi arritën akordin me Arsid Krujën, tashmë shkodranët janë pranë një tjetër mbrojtësi që momentalisht luan me Teutën.
Sipas mediave lokale në Shkodër, Vllaznia është shumë pranë transferimit të Artan Jazxhi. Ky i fundit është një kërkesë e trajnerit Edi Martini, i cili e ka stërvitur edhe te “Djemtë e Detit”.
Mbrojtësi 23-vjeçar ka qenë gjithmonë pjesë e Teutës, teksa ka pasur një ndikim pozitiv. Në 134 ndeshje të luajtura, Jazxhi ka shënuar 8 gola dhe asistuar në 3 të tjerë.