Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Vazhdon “LUFTA” Shkodër-Rrogozhinë-Tiranë, Luan Pinari “sakaton” Martinin: Trajnerët shkojnë e vijnë, Shkodra ka humbur identitetin e futbollit!

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vazhdon “LUFTA” Shkodër-Rrogozhinë-Tiranë,
Luan Pinari - Edi Martini/ Fotomontazh

Ditët e fundit deklaratat e Edi Martinit për Ilir Dajën dhe Edlir Tetovën dhe kundërpërgjigjet nga ekipi i Dinamos e Egnatias po bëjnë një “kampionat” jashtë fushës së lojës.

Përgjigje e kundëpërgjgje nga palët po dhurojnë spektakël  dhe së fundmi mjaft e fortë është deklarata e Luan Pinarit. Ky i fundit është pjesë e Dinamos dhe në “Rubrikën Sportive” ka theksuar se Shkodra ka humbur identitetin sportiv në sfidën ndaj “Bluve”, pavarësisht se triumfuan 1-0. Gjithashtu “thumboi” edhe Martinin, teksa theksoi se një trajner shkon e vjen, por qytetaria e futbollit shkodran duhet të mbetet.

“Ne nuk ramë pre e kësaj gjëje. Ishim shumë të qetë, sidomos stafi jonë në fushë e lojës. E kishim përgatitur ndeshjen jashtëzakonisht mirë. E pamë çfarë dha skuadra në fushën e lojë, ishim të pafat në shumë aspekte, si te shënimi i golit edhe te episodet e ndeshjes, shumë e shumë gjëra të tjera.

Më vjen keq për diçka. Një qytet si Shkodra, ne nuk do të merremi se një trajner shkon e vjen, port ë paktën ajo emblematika, ajo qytetaria e futbollit shkodran duhet të mbetet”, ka theksuar Pinari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTSH Sport - zyrtare (@rtshsport.al)

VIDEO/ Vazhdon “LUFTA” Shkodër-Rrogozhinë-Tiranë,
 
Poll

Lexo gjithashtu