Sulmuesi i Partizanit Vusal Isgandarli, u bë protagonist te kombëtarja e Azerbajxhanit. Pas 2 vitesh mungesë, 30-vjeçari u thirr përsëri, ndërsa la “gjurmë” direkt.
Në sfidën kundër Saint Lucia, e fituar 6 – 1 nga azerët, Isgandarli shënoi në minutën e 86-të dhe pas 3 minutash asistoi. Kjo fromë e mirë nga sulmuesi i majtë “ngrohë” edhe trajneri e kryeqytetasve Oltijon Kërnajën, ndërsa sezoni ka hyrën në “fazën e nxehtë”.
Pas 29 javësh Superiore, Partizani mban vendin e 4-të në tabelë me 44 pikë, aktualisht brenda objektivit për Final Four, teksa kanë mbetur edhe 7 javë deri në mbylljen sezonit të rregullt. Sulmuesi në fjalë iu bashkua Partizanit në verën e vitit 2025-së, ndërsa numëron 5 gola dhe 3 asiste me “Demat e Kuq”.
View this post on Instagram
