Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia “mbush arkën” edhe nëse s’kap grupet, mësoni sa MILIONË EURO ka siguruar klubi rrogozhinas

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia “mbush arkën” edhe nëse s’kap grupet,
Egnatia

Për herë të parë, Egnatia kaloi turin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Fitorja me shifrat 6-1 përballë Petrocub, u siguroi rrogozhinasve një hap më afër grupeve evropiane, në një prej 3 kompeticioneve.

Mirëpo, kjo është një e mirë jo vetëm në anën sportive. Me kalimin e kësaj faze, Egnatia ka siguruar minimalisht “play-off” e Conference League. Në këto kushte, klubi kampion i Shqipërisë, ka të siguruar edhe 1.71 milionë euro, të cilat do të futen në arkat e tyre edhe nëse nuk kapen grupet e Ligës së Konferencës.

Një shifër kjo mjaft e lartë, që gëzon edhe presidentin Agim Demrozi. Shanset për grupet evropiane janë mjaft të larta, edhe pse në rastin më të keq, Egnatia e ka të siguruar “play-off” e Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu