Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Të shënojnë me një rast...”, Edi Martini: Kur bërtas marr karton, kur gëzoj e njëjta gjë, nuk di ç’të bëj

Shkruar nga NEWSPORT
“Të shënojnë me një rast...”, Edi Martini: Kur
Edi Martini

Vllaznia arriti të mposhtë Partizanin mbrëmjen e sotme me rezultatin e thellë 4-1. Në përfundimin e takimit, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini doli në prononcim për mediat.

“Unë mendoj që kemi shumë gjëra për të përmirësuar. Të vijë kundërshtari të shënojë me një rast, duhet të jemi më të koncentruar. Megjithatë, uroj djemtë për këtë fitore bravo u qoftë. Ne kishim dilema edhe mungesa e lojtarëve, Kouro i dëmtuar, Qato me virozë, Mala me stërvitje jo të plotë. Unë presoj lart dhe dua që kundërshtarët të mos i lejoj të luajnë.

Kemi një mentalitet që të presim dhe duhet ta ndryshojmë dhe ta përmirësojmë. Duhet të fitojmë besim çdo ditë. Gjithsesi edhe Drosin e kishim me ekipin kombëtar dhe nuk ishte me ne. Në formacion mund të ishin të gjithë në rregullt, nuk di kë të fus e kë të lë jashtë. Kam profesionista dhe burra në ekip, edhe rrotacioni do jetë në këtë sezon.

Unë nuk dua të përmend emra dhe gabimet e kujt janë. Nuk jua jap kënaqësinë të them se kush ishte autori në atë gol të Partizanit. Të gjithë djemtë janë njësoj. Kur bërtita dhe kur shava më ndëshkuan, kur gëzova prap të verdhë dhe nuk e di, do marr një libër dhe të shoh çfarë të bëj”, shprehet Martini.

Poll

Lexo gjithashtu