Xhuljo Tabaku nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Vorës. Klubi i Superiores dhe mesfushori 30-vjeçar kanë vendosur që t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre, me konsensus dypalësh.
Kështu, kapiteni largohet pas sezonit historik, ku Vora ia doli që të mbijetonte në elitë. Kujtojmë që Tabaku u bashkua me vorakët në verën e vitit 2023, kur u largua nga Korabi.
NJOFTIMI:
Futboll Klub Vora njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Xhuljo Tabaku.
Xhuljo ka qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë, duke kontribuar me përkushtim, sakrificë dhe shpirt luftarak që nga koha në Kategorinë e Parë e deri te ngjitja historike në Abissnet Superiore.
Ai ka dhënë gjithmonë maksimumin në fushë, duke mbrojtur me krenari fanellën e Vorës dhe duke qenë shembull për grupin me karakterin dhe profesionalizmin e tij.
Të falenderojmë për gjithcka dhe të urojmë shume suksese ne vazhdim të karrierës!
