©fshf Superiore
Ish-mbrojtësi i Kombëtares Ervin Fakaj, pjesë e paneltit në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ka dhënë përshtypje pozitive për dy ndeshjet e zhvilluara në fazën Final Four të Superiores:
“4-5 javët e fundit, para se të fillonte Final Four, nuk u luajt futboll. Shih sa pak duhet që edhe ne ta besojmë që futbolli aktual, pra në këtë fazë të sezonit është i bukur, sepse është i vërtetë.
Sapo enigma humbet në futboll, humbet edhe bukurinë e vetë. Në këto dy ndeshje të luajtura, u bënë ndeshje të vërteta dhe të gjithë filluam ta besojmë se janë të tilla”.
Poll
