Rustem Hoxha
Rustem Hoxha nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Dinamos. Mbrojtësi 34-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën me dinamovitët, për të nisur një të “vjetër” me Teutën.
Në fakt, transferimi te Teuta për të do të ishte një rikthim. Kjo pasi mbrojtësi durrsak është i dalë nga akademia e Teutës, ndërsa më vonë ka veshur edhe fanellën e Luftëtarit, Kukësit dhe Ballkanit.
Kujtojmë që Hoxha s’ka luajtur me Dinamon që prej 24 korrik në kualifikueset e UEFA Conference League. Kjo për shkak të një dëmtimi të rëndë që 34-vjeçari pësoi, duke e lënë për shumë gjatë jashtë fushave.
Poll


