Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Sot kishim fat”, Milinkovic: Nuk dua fitore në këtë mënyrë, lojtarët më kanë befasuar

Shkruar nga NEWSPORT
“Sot kishim fat”, Milinkovic: Nuk dua fitore në këtë
Mladen Milinkovic

Partizani arriti të mposhtë Vorën sot me rezultatin 1-0 në javën e parë të Superiores. Në përfundimin e takimit, trajneri i Partizanit, Mladen Milinkovic doli në prononcim për mediat.

"Së pari dua të përgëzoj lojtarët dhe të falenderoj tifozët që erdhën dhe na përkrahën për 90 minuta. Siç e thatë dhe ju e thashë dhe unë dje që është shumë e rëndësishme ta fillojmë me tre pikë. Mënyra si e pashë unë në pjesën e parë ishim shumë mirë por në pjesën e dytë vuajtëm shumë. Sot ne kishim edhe fat por nuk dua që ekipi të fitojë ndeshje gjithmonë në këtë mënyrë. Prandaj na pret shumë punë sidomos në pauzzën ndërkombëtare që pason pas ndeshjes me Teutën. Kemi shumë lojtarë që vijnë nga dëmtimet dhe sjanë të gatshëm gjatë 90 minutave.

Kemi emra, kemi cilësi, por cilësia pa vrap është e pamundur të shfaqet. Jam i lumtur për 45 minutat e para dhe idenë e pranuar nga lojtarët për të luajtur në presion të lartë për 45 minuta por e përsëris që në pjesën e dytë nuk ishim aty ku duhet. Qokthi me performancën që ka treguar sot ai ka treguar që mund të mbështetemi dhe Partizani me të vërtetë interesohet apo i ka sytë nga akademia. Ishte arsyeja e lojës direkte në momentet kur ishim nën presion dhe iu thashë që nuk është ndeshje për të rrezikuar sidomos në zonën një sepse kanë lojtarë cilësorë dhe Vora dhe mund të na dënojnë. Kur gjendja nuk është optimale përfshirë gjithë grupin mbase nuk mund të shfaqim anën tonë më të mirë dhe mbase për këtë arsye ishte mënyra e interpretimit në këtë formë por kjo nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do mundohemi të ndërtojmë dhe të luajmë.

Përshembull ishim pa një sulmues të vërtetë. GJithë faktorët që përmenda ndikojnë nga pak. Andi dhe Bytyqi ndihmuan shumë në lojën në ajër. Edhe pse nuk ishin pozicionet e natyrshme dhanë gjithçka dhe kemi folur gjatë gjithë javës dhe prandaj jam i lumtur që ndeshja mund të sjellë shumë situata. Po ashtu jam i lumtur për lojtarët që u futën sepse treguan që meritojnë të jenë pjesë e Partizanit. Gjëja e parë që më ra në sy është që diferencat mes ekipeve janë të vogla. Kur kam qenë para tetë vitesh ka qenë Skënderbeu që ka marrë pjesë në kampionat europian në fazën e grupeve po ashtu ka qenë dhe Partizani ndërsa ka pasur dhe ekipe që kanë luftuar për mbijetesë ndërsa këtë vit nuk është kështu. Nëse krahasojmë me futbollin e Malit të Zi unë kam qenë pjesë e një ekipi që është më i miri atje. Duke filluar nga 2019 ndërtuam një ekip shumë konkurrues dhe cilësor dhe thuajse çdo vit fitonim diçka mbase vitin e fundit dhe titullin e dyfishtë. Në vitin e parë që isha atje kishte 5-6 konkurrentë për titullin.

Sa kohë do të duhet për të shndërruar Partizanin një skuadër kampione si në Malin e Zi?

Të jem i sinqertë dhe pse ka qenë ndeshja e parë, lojtarët më kanë befasuar. E dini që përgatitorja zgjat dhe kjo është periudha më e mirë që trajneri ta vendosë idenë e vet tek ekipi. E kam parasysh që çdo trajner që vjen kërkon kohën e vet por ne nuk kiemi kohë për këtë. Shoh ndeshje pas ndeshje dhe nëse në çdo ndeshje shfaqim progres besoj se jemi ën rrugën e duhur. Edhe gjendja fizike e lojtarëve duhet rregulluar para ndeshjes së tretë të kampionatit”, u shpreh Milinkovic.

Poll

Lexo gjithashtu