Burime për media, bëjnë të ditur se presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi i ka vendosur ekipit premio të “çmendur”, nëse Flamurtari merr 6 pikë në 2 ndeshjet e fundit të Superiores.
Saktësisht 50 mijë euro, nëse fitojnë sot me Teutën në Vlorë dhe 150 të tjera në rast suksesi në Shkodër karshi Vllaznisë. E gjithë kjo kuotë shpërblimi “anormale” për një klub shqiptar, vjen si stimulim për të mbijetuar në elitë.
Kuqezinjtë pozicionohen në vendin e fundit të tabelës pas 34 javësh, por vetëm 3 pikë larg me 4 ekipet e tjera si Bylis, Vora, Tirana dhe Teuta.
Në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, Flamurtari ka seri për t’u admiruar 3 fitore dhe 2 barazime, 11 gola të shënuar dhe 4 gola të pësuar.
