Teksa Abissnet Superiore pritet të rikthehet më 3 prill për ndeshjet e javës së 30-të, te Partizani nuk kanë ndërmend të presin kaq gjatë për t'u përgatitur për sfidën e rëndësishme me Vllazninë, e cila dop të luhet në stadiumin "Arena e Demave".
Të Kuqtë mbajtën të enjten stërvitjen e parë pas tri ditëve pushim duke ndezur motorët për një duel që mund të përcaktojë rrugëtimin e klubit drejt objektivit për "Final Four".
Grupi nuk ka qenë i plotë për trajnerin Oltijon Kërnaja, për shkak të impenjimeve të lojtarëve me kombëtaret respektive. Po ashtu, skuadra do të luajë një sfidë miqësore me Laçin në orën 13:00, e cila shërben për t'i mbajtur të përgatitur lojtarët për duelet që i presin në fazën e mbetur të kampionatit.
Pas Vllaznisë, Partizanin e pret një tjetër ndeshje e vështirë përballë Elbasanit, ndërsa më pas "Demat e Kuq" do të luajnë me skuadrat e vendeve të fundit si Bylis, Tirana dhe Flamurtari, për të përmbyllur sezonin me Egnatian dhe Dinamon.
