
Vora do të debutojë ditën e sotme në Superiore, teksa në “Arenën e Demave” do të sfidojë Partizanin. Duel që do të startojë në orën 20:00 dhe që është i vlefshëm për javën e parë.
Për skuadrën e Arian Bellait është një ditë historike, pasi do të shkruajë me germa të arta emrin në historinë e futbollist shqiptarë. E kur jemi vetëm pak orë para kësaj përballjeje, klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Vora shkuan se tashmë ka nisur një rrugëtim i ri dhe të gjithë së bashku do të shkojnë drejt sukseseve dhe arritjeve historike.
“DITA HISTORIKE ERDHI!
Futboll Klub Vora shkruan sot faqen më të re të historisë sonë, me debutimin në Abissnet Superiore.
Në javën e parë të kampionatit, ekipi ynë përballet me Partizanin, në “Arena e Demave”, ora 20:00.
Një udhëtim i ri ka nisur. Një sfidë e madhe përpara.
Bashkë drejt histories", shkruhet në postim.