
Vllaznia
Vllaznia do të përballet me Partizanin të mërkurën në orën 16:30 në ndeshjen e parë të fazës së 4-t të Kategorisë Superiore. Një sfidë mjaft e rëndësishme për ecuinë e ekipeve në “Final 4”.
Situata në qendrën stërvitore në klubin shkodran duket shumë harmonike dy ditë përpara kësaj sfide të rëndësishme. Lojtarët kuqeblu vijojnë stërvtijen me njëri-tjetrin.
Vllaznia kërkon rikthimin te fitorja në kampionat, pasi në tre ndeshjet e fundit ka tre barazime. Gjithashtu dhe Partizanit i nevojitet një triumf, pasi nuk njohin asnjë fitore në Superiore në 6 ndeshjet e fundit.
Poll