
Dortmund do të luajë në transfertë me Juventusin, sfidë e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League. Ekipet do të zbresin në fushë në orën 21:00 dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores.
Para kësaj përballjeje ka folur për mediat, Niko Kovac. Ky i fundit ka theksuar se skuadra është gati për italianët dhe se sa i takon formacionin, ka në mendje 11 –shen titullare me të cilën do të luajë.
“Videoja është një pjesë e rëndësishme e analizës sonë dhe ne kemi parë shumë ndeshje të Juventusit. Kanë luajtur ndeshje të rëndësishme. Nesër në mbrëmje do të luajmë jashtë fushe dhe kjo është një avantazh për ta, do të jenë 40,000 tifozë. Do të duhet t’i rezistojmë presionit.
Si po shkon skuadra? Javën e kaluar kishim disa lojtarë të dëmtuar që janë rikuperuar. Kemi një skuadër të shkëlqyer. Kemi një ritëm të mirë me anësorët tanë. Jemi shumë të shkathët. Kam diçka në mendje.
A do ta konfirmoni formacionin e së shtunës? Kemi bërë hapa të mëdhenj, duam të jemi konkurrues. Nuk kemi vendosur ende se si do të luajmë, por jemi gati. Le të shohim nëse të gjithë lojtarët janë të aftë të rikuperohen. Në ditët e fundit, kam shpjeguar se kemi një skuadër të larmishme, kemi pesë lojtarë që mund të luajnë role të ndryshme. Ka konkurrencë, ka profile të ndryshme lojtarësh dhe ata duhet të gjejnë një ekuilibër”, ka theksuar Kovac.