Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lojtarët e mi, më të mirët në Shqipëri”, Edi Martini me superlativa pas barazimit me Egnatian: S’mund t’i afrohet asnjë ekipit tonë!

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtarët e mi, më të mirët në
Edi Martini

Egnatia dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Supersfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 2-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri i shkodranëve, Edi Martini. 

“Normal që më vjen keq sepse të jesh 1-2 dhe me 10 minuta lojë, një lojtar më tepër dhe të futesh në presion siç bëmë ne, e kam peng sepse kemi eksperiencë. Në fund duhet ta kontrollonim lojën dhe të mbanim rezultatin, mos të pësonim golin e dytë.

Gjithçka ishte e përgatitur, e dinim se si Egnatia do të manovronte. E kishim përgatitur në mënyrë të tillë, siç patë edhe lojën. Lodhje? Normalisht që po, para ndeshjes, kishim probleme me Malën, ishim në dyshim nëse do të ishte apo jo. Mala e përballoi aq minuta, luajti mirë. Gjini në pushim kishte probleme, u detyruam të bënim ndërrim. Kthimi i Muratajt dhe Qatos na bën mirë.

Ritmi ynë do të vijë në rritje. Ndeshja me Vlorën dhe kjo e sotmja janë të ndryshme. Sot ishim më të freskët, kishim më shumë këmbëngulje. Përpiqem në çdo moment që t’u them sportistëve të mi se janë më të mirët në Shqipëri, s’mund t’i afrohet askush ekipit tonë. T’ja mbushim mendjen vetes sonë. Jam i sigurt që sot bëmë më mirë.

Nuk do të lë asnjë ekip që të luajë lojën e tij. Unë kam ekipin më të mirë dhe të rri në zonë më duket vetëvrasje”, tha Martini.

Poll

Lexo gjithashtu