Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Egnatia vuan në kryeqytet! Kampionët marrin fitore kreu, Tirana mbetet e “zhytyr” në fund

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Egnatia vuan në kryeqytet! Kampionët marrin fitore kreu, Tirana
Tirana - Egnatia

Tirana 0 – 1 Egnatia (Bakayoko 27')

Egnatia ka triumfuar në transfertë përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 0-1.

Golin e vetëm të këtij dueli, e shënoi sulmuesi i kampionëve, Bakayoko. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27-të, falë një penalltie. Vlen të përmendet që bardheblutë e kërkuan shumë golin, sidomos në 20 minutat e fundit, por s’e gjetën.

Kështu, Egnatia shkon në kuotën e 25 pikë në vendin e dytë, po aq sa Elbasani kryesues. Në krahun tjetër, Tirana mbetet në vendin e fundit me vetëm 7 pikë pas 13 ndeshjesh.

Superiore: Java 13
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Ermis Çelaj

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Tafas, Vera, Lleshi, Fernandez, Rafael, Haxhiu, Valerianos, Zhunior, Ismajli, Meta, Tabekou. Trajner: Ardian Nuhiu.
EGNATIA: Dajsinani, Aleksi, Fernando, Bakayoko, Albanese, Ndreca, K.Selmani, Xhemajli, Sota, Fangaj, Ruçi. Trajner: Edlir Tetova.

LIVE:
90+4' Mbyllet 0-1 ndeshja.
85' Tirana tenton dhe i afrohet golit, Egnatian e shpëton devijimi.

48' Tirana nis zjarr pjesën e dytë, por Tabekou s'ia del.

45+2' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
39' Super goditje nga Albanese, topi devijohet.

37' Tjetër rast për Tiranën, Dajsinani i pakalueshëm.

31' Rast i artë për Tiranën, gabon Fernandez.

27' GOL EGNATIA! Shënon Bakayoko.

10' Egnatia shënon, por Ruçi kapet në pozicion jashtë loje.

1' Shkelmohet topi i parë, nis dueli mes Tiranës dhe Egnatias.

Poll

Lexo gjithashtu