
Vora - Besa
Vora po vijon me intensitet të lartë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Një merkato mjaft e mirë deri më tani, teksa klubi i Vorës po përgatitet maksimalisht për sezonin e tyre në Superiore.
Por gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë vetëm stërvitje, por edhe ndeshje miqësore. Një të tillë e ka zyrtarizuar vetë klubi “vorak” me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Vora do të përballet me Besën e Kavajës më 19 korrik në një duel miqësor. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut, do të startojë në orën 18:00.
Poll